Deluofeu “thur lavde” për yllin e Milanit

Barcelona ka në “radar” lojtarin e Man City

Ish-anësori i Milanit, Gerard Deluofeu mbeti pa fjalë pas paraqitjes mahnitëse të Rafael Leaos kundër Hellas Verona.

AC Milan përmbys disavantazhin fillestar dhe fiton 3-1 ndaj Hellas Verona. Sandro Tonali shënoi një dygolësh, ndërsa Alessandro Florenzi e mbylli ndeshjen me një goditje të fuqishme.

Edhe një herë Rafael Leao luajti një rol vendimtar në fitoren e AC Milan, përcjell ORAinfo.

Barcelona ka në “radar” lojtarin e Man City

Anësori i majtë portugez ishte gjithmonë i rrezikshëm para portës dhe asistoi të dy golat e Tonalit. Ka qenë një sezon i mrekullueshëm deri më tani për 22-vjeçarin, i cili ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 9 në 40 paraqitje.

Paraqitjet e shkëlqyera të ish-Lille kanë tërhequr interesin e klubeve të rëndësishme evropiane por edhe komplimentet e ish-lojtarëve të kuqezinjve nuk kanë munguar.
Gerard Deluofeu ka mbetur pa fjalë pas ndeshjes Verona – Milan.

“Mama mia Rafa.”, shkroi Deluofeu në Twitter pas ndeshjes. Ish-anësori i majtë i AC Milan është dukshëm i impresionuar me atë që Leao ka bërë së fundmi në fushë dhe komplimenton portugezin për paraqitjet e tij./ORAinfo/