Deputetët ratifikojnë tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare, dështon ajo e reformës së ndihmës sociale

268 pacientë kërkuan ndihmë në Emergjencë për 24 orë

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend dite.

Marrëveshja e financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë nuk u ratifikua pasi mori vetëm 63 vota ndërkaq 24 deputetë ishin dhe kundër.

Tri marrëveshjet tjera ndërkombëtare që janë ratifikuar janë Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare që u miratua me 86 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

U ratifikua edhe Marrëveshjaa e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë, me 85 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim si dhe Kuvendi miratoi ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë me 86 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.