Deputeti Alimadhi: Në spital bëhet politikë

Deputeti, Adriatik Alimadhi u sëmur me COVID-19 dhe e fitoi betejën me virusin. Ai në një lidhje me Skype në “Open” foli për situatën e tij. Alimadhi bëri një deklaratë të fortë, ku tha se në spitali bëhej politikë.

“Në spital bëhet politikë. Kam telefonuar në 127 dhe nuk janë marrë masat e duhura. Vetëm kur e bëra publike rastin u kushtua një vëmendje më e madhe. Kam persona në fisin tim që kanë telefonuar 127 dhe u është thënë, në qoftë se keni temperaturë merrni një paracetamol, ese keni dhimbje fyti, pini çajra etj.

Nuk u bë një studim për këtë rast. Prandaj them unë se bëhet politikë”- tha Alimadhi.

Por kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj Brataj, reagoi e tha se ai e ka telefonuar personalisht deputetin sapo mësoi rastin.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !