Deputeti i VV’së flet për agjendën e Kurtit në SHBA

Mosliberalizimi i vizave, zhgënjim për qytetarët

Albin Kurti, po qëndron në vizitë në SHBA.

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se nuk ka informacione të sakta për agjendën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në SHBA.

Kurti po qëndron në SHBA ku ka patur takime me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe përfaqësues të MCC-së. Po ashtu, ai do të mbajë një ligjeratë në një universitet.

Rrustemi thotë se në SHBA Kurti do të ketë takime të dy llojeve, atyre politike dhe ekonomike.

“Këtyre kritikuesve e dashakeqësve nuk po u bjen tamon kurgjo kurrqysh. Zotëri Kurti ka agjendë të ngjeshur me takime. Nuk e di agjendën në detaje c’është e vërteta. Por për cdo ditë do të shohim takime. Presim gjatë ditëve të ardhshme se cfare takime do të kemi. Ka takime me sektorin ekonomik dhe atyre shtetërore dhe politike”, ka thënë ai në emisionin DPT te Fidani në T7.