Deputetja e PDK’së me fjalë prekëse për producenten Berisha që vdiq sot: “Ah bre Vjosë”

Presidentja Osmani flet pas samitit: Morëm deklarata mbështetëse për vizat, por duhen hapa konkretë

“Ah bre Vjosë”, deputetja e PDK’së me fjalë prekëse për producenten Berisha që vdiq sot.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas vdekjes së producentes Vjosa Berisha, duke thënë se vdekja e saj ishte e hershme.

Hoxha ka thënë se Berisha kishye aq shumë forcë edhe në ditët e vështira për t’i inkurajuar të tjerët se jeta ia vlen.

“Ah bre Vjosë. Herët shumë herët…Kishe aq shumë andrra, dëshira e vullnet me e bo këtë vend ma të mirë. Aq shumë forcë edhe në ditët e vështira për t’i inkurajuar edhe të tjerët me vazhdu, se jeta ja vlen çdo minutë të saj. Pushofsh në paqen e përjetshme! Faleminderit për mësimet, energjinë e mirë dhe trashëgiminë e lënë në shoqërinë kosovare”, ka shkruar Hoxha.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e producentes e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetin social.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, ka shkruar ai.