Deri në tri orë po presin mërgimtarët në Merdare

Në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon fluksi i lartë i automjeteve të mërgimtarëve që po largohen nga vendi pas pushimeve.

Aktualisht, pritjet në pikat kufitare për të dal nga Kosova shkojnë deri në tri orë.

Bazuar në informacionet nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar është në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në tri orë, ndërsa hyrjet deri në 10 minuta.

Pritje të gjata ka edhe në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Jarinje, ku pritjet janë deri në gjysmë orë, ndërsa hyrjet deri në dhjetë minuta.

Lajme me shume...