Dështon në Kuvend zgjedhja e dy gjyqtarëve të Kushtetueses, konkursi do përsëritet

Kida zmadhon gjoksin, kjo vërehet kaq shumë në klipin e ri!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e cila po vazhdon akoma, kanë votuar për të përzgjedhur dy gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në rundin e dytë të votimit morën pjesë 97 deputetë, ku dy nga votat ishin të vlefshme.

Albert Vediu mblodhi 60 vota, Bardh Vokshi me 52 vota dhe Ertur Maloku 32 vota.

Asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për tu bërë anëtarë i Gjykatës Kushtetuese dhe konkursi duhet të përsëritet.