Detaje nga Policia për vrasjen në Kaçanik: U vra një 30-vjeçar dhe u plagos një 32-vjeçar

Darka e Borellit konfirmohet me ballkanasit – nuk dihet a shkon kush nga Kosova

Policia del me komunikatë për vrasjen në Kaçanik: U vra një 30-vjeçar dhe u plagos një 32-vjeçar.

Policia Rajonale e Ferizajt ka dal me komunikatë për vrasjen që ndodhi sot në Kaçanik.

Sipas Policisë, i vrarë ka mbetur një 30-vjeçar me inicialet H.B, derisa i plagosur ka mbetur vëllai i tij, 32-vjeçari me inicialet K.B.

Ky i fundit është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë .

“Policia Rajonale e Ferizajt sot, datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përballë ” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë .

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje”, thuhet në komunikatë.