Detaje nga vjedhja në Podujevë që përfundoi me përleshje mes hajdutëve dhe policisë

Atdheu e tepron kësaj radhe, tregon mesazhet me zemra e puthje me Bora Zemanin

Vjedhja që përfundoi me përleshje mes hajdutëve dhe policisë, ja çfarë ndodhi në Podujevë.

Një vjedhje që përfundoi me përleshje me armë mes hajdutëve dhe policisë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Dobërdol të Podujevës. Hajnat kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë ndërsa ishin duke ikur, pasi kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi.

Të shtënat me armë ndodhën jashtë rrethojës së shtëpisë, pasi hajdutët filluan të ikin arave, kur policia tentoi t’i arrestonte.

Përkundër kësaj, asnjë zyrtar policor nuk ka mbetur i lënduar, por as autorët e vjedhjes nuk janë kapur.

Klan Kosova raportoi se në momentin kur hajnat kanë hyrë në shtëpi, familjarët nuk ishin aty.

Këta të fundit e kishin kuptuar që ishin bërë cak i vjedhjes vetëm kur i kishin kontrolluar kamerat e sigurisë përmes telefonit.

Me të parë që dikush ka hyrë në shtëpi, menjëherë e kishin telefonuar policinë, të cilët dolën në vendin e ngjarjes.

Hajdutët kanë arritur që vjedhin ari dhe gjëra me vlerë për familjen.

Lajme me shume...