Detaje të reja nga QKUK, kjo është gjendja e 5-vjeçarit pas operimit

Aksidente tragjike, 4 të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë

Kryetari i Malishevës sjell informacionet nga QKUK-ja.

Kryetari i Malishevës, ka qëndruar sot pranë familjarëve në QKUK, ku po mjekohen dy fëmijët që shpëtuan sot në aksidentin në Podujevë.

Nga një aksident tragjik që ka ndodhur në Podujevë, kanë vdekur një çift nga Malisheva, të cilët bashkë me dy fëmijët e tyre, ishin nisur nga Sllovenia në vendlindje.

Ai ka thënë se djali i çiftit që humbi jetën në aksidentin e sotëm, është operuar në të dyja këmbët dhe operacioni është kryer me sukses.

“Djali 5-vjecar është operuar në dy këmbët nga ortopedët tonë më të mirë. Operacioni ka kaluar me sukses”, ka thënë kryetari i Malishevës në emisionin Frontal të Televizionit 7.

Sipas informatave të kryetarit, djali ka pësuar thyerje të këmbëve dhe gjurin e njërës këmbë e ka në gjendje më të rëndë.

Ai ka treguar se edhe vajza është duke u mjekuar ne Neurokirurgji.

“Vajza tre vjeçare , ku i janë bërë disa ekzaminime rreth mundësisë të gjakderdhjeve në tru që mund të ketë pësuar”, ka thënë ai.