Detaje të reja nga sherri mes Noizy’t dhe Cllevios, flet avokati i këtij të fundit

Dafina Zeqiri u përgjigjet kritikëve të këngës së saj: Kërce e mos…

Para disa ditësh, në qytetin e Durrësit ndodhi sherri mes dy rep-artistëve. Rigels Rajku apo siç njihet ndryshe me nofkën “Noizy” së bashku me disa anëtarë të grupit të tij “OTR” kishin rrahur Kleviol Ahmetin apo siç njihet me emrin artistik “Cllevio Serbiano”.

Sipas këtij të fundit, ai kishte shkuar tëk lokali i Noizy’t që t’i kërkonte falje pas gjithë atyre ofendimeve që ia kishte bërë nëpër rrjete sociale, e që një ditë më vonë u arrestua nga Policia e Shtetit pasi që kishte thyer masën e arrestit shtëpiak.

Që pas publikimit të videos, dyshja për ditë më radhë kanë qenë në krye të mediave rozë dhe rrjeteve sociale. Lidhur me ngjarjen ka folur avokati i Klevioit, Ndue Pjetra i cili ka qenë i ftuar në një intervistë në “RTSH”, ku edhe ka sqaruar si qëndron e vërteta e arrestimit të “Cllevios”.

“Nga arresti i shtëpisë ky vuan… ka kaluar në gjendje depresive. I ka rënë të fikët dhe i ka kërkuar ndihmë prokurorisë, i ka thënë se është në gjendje të keqe dhe i ka thënë se duhet të shkojë të vizitohet dhe t’i marrë ilaçet që duhen marrë. Prokuroria normalisht, pothuajse e ka pranuar, gjysmë pranimi në fakt dhe ka shkuar. Duke u kthyer, ka ndodhur ajo që ka ndodhur,”- tha Pjetra.

Në lidhje me sherrin e klientit të tij me Noizyn, avokati tha se Ahmeti kishte shkuar atje me qëllime të mira për t’i kërkuar ndjesë, por reperi dhe miqtë e tij e kanë goditur.

“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur,”-tregoi Ndue.