Diaz befason të gjithë me këto fjalë për Ibrahimovicin

Milan buzëqesh edhe me financa

Diaz: Zlatan është si një vëlla i madh.

Sulmuesi i AC Milanit, Brahim Diaz ka thënë që Zlatan Ibrahimovic është si një vëlla i madh dhe zbulon se suedezi je i besim që të përformojë më mirë.

Diaz u rikthye në Milan për huazim për dy vite te Real Madrid dhe foli për AS, para ndeshjes se madhe ndaj Atletico Madridit, transmeton lajmi net.

Spanjolli është pyetur për efektin e Ibrahimovicit në “San Siro”.

“Është si një vëlla i madh. Gjithmonë kërkon maksimumin, por pastaj të jep këshilla të mëdha”.

“Ka treguar dëshirë që të më ndihmojë dhe kjo më jep besim. Gjithmonë e bën ndryshimin, pavarësisht a luan a jo. Ta kemi në skuadër është plus për ne”.

“Është ende shumë i fortë dhe këtë e tregon në çdo stërvitje”, deklaroi ai.

Ibrahimovic do mungojë ndaj Atletico Madridit, shkaku i lëndimit të fundit në gju.