Dikur vuante nga “tulat”, sot Linda tregon muskujt e barkut në bikini

Dikur në mbipeshë, sot Linda Halimi gëzon forma të jashtëzakonshme.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke u fokusuar kryesisht në promovimin e jetës së shëndetshme fizike.

Duke qenë tejet e dhënë pas palestrës, Linda i ka të shpeshta fotografitë provokuese që publikon për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft atraktive në bikini.