Diskutohet bashkëpunimi farmaceutik Kosovë – Amerikë

Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka mbajtur diskutim me ndërmarrjen “TrePharm”, lidhur me mundësinë e investimeve të huaja, në fushën farmaceutike.

Me këtë rast, Dr. Syed Abidi nga “Pharmaceutik International Incoroprate”, ka thënë se Kosova ka kapacitete për të prodhuar produkte farmaceutike dhe se duhet të gjendën mundësitë e bashkëpunimit.

“Unë vij nga fusha farmaceutike nga Amerika, kemi më shume se 400 produkte e di që është një mundësi e mirë për të investuar në Kosovë është një vend i ri për të investuar, të sjellim programe të mira për të rinjtë”. “Kur jemi duke folur për produkte farmaceutike, duhet t’i keni produktet e aprovuara nga Amerika dhe Anglia, ju keni programe të mira arsimimi, por që duhet të vendosni një plan për këto produkte”.

“Kur jemi duke folur për kompaninë duhet t’i keni produktet e aprovuara në Amerikë dhe duhet të zhvillohen sipas standardeve. Duhet t’i vendosni programet e mirë trajnimi për njerëz të rijnë në këtë fushë. Dhe nëse vendosni plan për t’i prodhuar këto pjesë farmaceutike mund të bëni eksport në vende të ndryshme. Së pari duhet të shikojmë çfarë mund të bëhet këtu. Ne duhet të mendojmë prodhimin e vaksinave”.

Kurse, deputeti i PDK-se Ferat Shala, ka thënë se janë të interesuar që të rrisin bashkëpunimin me Amerikën në fushën farmaceutike.

“Ne jemi shumë të interesuar që kapacitet vendore me amerikanët t’i rrisim. Ne kemi nevojë edh për plotësim të nevojave vendore”.

Mimoza Kusari nga VV-ja, ka thënë se duhet të identifikohen mundësitë që ka Kosova në fushën farmaceutike.

“Shpreh vlerësimin tim për Mërgimin dhe kompaninë e tij, sepse ai është bërë promovues në Kosovë. Nuk ka qenë lehtë për ne duke konsideruar luftën. Të gjitha kanë filluar pas luftës me ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar. Ne duhet t’i identifikojmë mundësitë për investitorë. Kosova ka një strukturë të mirë ligjore dhe kjo përbërje e grave dhe burrave janë nga ana legjislative. Cilat janë mundësitë për investim në Kosovë”./eo