DJ Dagz reagon për herë të parë pas debatit të Einxhel dhe Donaldit

“Çunat janë të përgjegjshëm në çdo gjë!” E zëvendësoi te “Binjakët Show”, moderatorja i del kundër Einxhel

Në spektaklin e së martës banorët, Einxhel dhe Donald, patën një debat të ashpër i cili kaloi edhe në fyerje mjaft të rënda.

Dyshja, të cilët më parë ishin bashkëpunëtorë, hodhën akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit për formën se si i kanë mbajtur rregullat e punës dhe si i kanë ndarë rrugët.

Derisa reagimet kanë qenë të shumta në rrjet, mbi këtë ngjarje nuk foli asgjë partneri i moderatores, Shkira, Dj Dagz.

DJ kosovar ka thyer heshtjen së fundi duke postuar një fotografi të Einxhel në InstaStory, shkruan “Kosovarja”.

“Mezi po pres të të përqafoj”, ka shkruar ai bashkangjitur me imazhin.
Ndërsa, kujtojmë se Shkira është në nominim për eliminim së bashku me, Donald Veshaj, Arjola Demiri dhe Beniada Nishani.