Do e prisni ‘Venecian’ në dhjetor? Balla: Nëse e rrëzojmë ligjin s’mund ta kalojmë në Kuvend për 6 muaj, këtë e di edhe Meta

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit janë test i rëndësishëm politik. Gjatë një deklarate për mediat, socialisti Balla tha se Shqipërisë sot i duhet kodi zgjedhor në fuqi, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të marrin kohë për përgatitjen e zgjedhjeve.

“Ajo që po ju them është tërësisht tjetër. Po them se Shqipërisë sot i duhet kodi zgjedhor në fuqi që institucionet të marrin gjithë kohës e përgatitjes së zgjedhjeve. Ju kërkova mirëkuptim për sot. Sa i përket se kush është me europian dhe kush e dëgjon më shumë Europën, mjafton që të kujtoni se si shprehej Ilir Meta për Venecian: “S’është bërë Venecia që të më mësojë kushtetutën e vendit tim”. Kështu shprehej Ilir Meta para ca kohësh. Hapini arkivat e shikoni. Pozicioni i PS, i grupit të saj, është në koherencë me partnerët e Shqipërisë. Edhe ky fakt, që në Kuvendin e Shqipërisë, kemi miqtë më primar të marrëdhënies sot me SHBA dhe BE, sekretari Pomepo dhe Sassolo, është kuptimplotë të mendojmë se në asnjë moment nuk jemi kundërvënie. Por jemi në kohë për të përgatitur në kohë zgjedhjet e 25 prilli. Zgjedhjet janë test politik. Kush ka ndërmend të vërë pengesa për realizimin e tyre në kohë, mendoj se njëherë e ka marrë përgjigjen dhe s’ka nevojë t’ja përsërisim.”, tha Balla.

Ndërkohë, Balla u pyet në lidhje me faktin nëse do maxhoranca do ta presë raportin e Komisionit të Venecias për këtë ligj dhe se sa shanse ka qe kodi i ri të implementohet për zgjedhjet e 25 prillit, tha tha se; “Kur ai ligj rrezohet, ai nuk mund të hyjë në një kohë 6 mujore në Kuvend. Këtë e di dhe Ilir Meta, pasi ai kaloi një pjesë të jetës politike në Kuvend. Spiralja dhe rrengjet që mundohet të krijojë për të gënjyer miqtë e Shqip, këto janë gjera të qarta. Mendoj se mund të jemi parlamentit i vetëm që e ka miratuar anti-semitizmin. E ka miratuar me 111 vota.”.

The post Do e prisni ‘Venecian’ në dhjetor? Balla: Nëse e rrëzojmë ligjin s’mund ta kalojmë në Kuvend për 6 muaj, këtë e di edhe Meta appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !