“Do ta ndërtojmë me forcat tona”, Kryeministri Rama flet për hidrocentralin e ri

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar projektin e parkut të energjisë diellore në Karavasta, deklaroi se qeveria ka vendosur që të ndërtojë vetë HEC-in e Skavicës.

“Shumë shpejt do të dalim në një proces tjetër, i menduar dhe vonuar me më shumë dekada se 30 vite, projektimi dhe ndërtimi i HEC-it të Skavicës. Ka qenë objektiv i të gjitha qeverive, është objekt i domosdoshëm, i komplikuar dhe për këtë arsye qeveritë e kanë pasur në plan por e kanë shtyrë. Kemi vendosur ta ndërtojmë me forcat tona, 100% shteti. Do të jetë fundi i derdhjes së ujit kur ka me tepri dhe përmbytjeve kur pasojë, si rezultat i derdhjes, së parave në formë uji duke shkaktuar dëme. Janë edhe disa projekte të tjera, që janë në proces. Urojmë një kompleks energjie me erë, por nuk jemi me pikën që të jemi të bindur se procesi do të shkojë deri në fund. Jemi duke vlerësuar një mundësi tërheqëse dhe një mundësi reale për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Është një lajm i mirë” tha Rama.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !