“Do vaksinohen 2.2 milionë shqiptarë”, Rama zbulon 3 skenaret qe ekzistojnë, kur mbaron procesi i vaksinimit

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar tre skenarët që ka parashikuar ISHP mbi procesin e vaksinimit në Shqipëri. Rama ka thënë se kjo fazë kërkon një kohë prej 14 muajsh.

Ai zbuloi në emisionin “Open” se 2.2 milionë shqiptarë duhet të marrin injektimin e vaksinës kundër Covid-19.

“Kontrata me Pfizer do të shkojë në parlament. Kemi garantuar 500 mijë doza. Kemi garantuar se 10780 doza do të vijnë në janar. Kemi garantuar që do të vijnë të tjera, rreth 30 e pak mijë në shkurt dhe ndërkohë vazhdojnë. I kemi parashikuar me 3 skenarë. Në skenarin e parë më agresivin është që procesin e vaksinimit ta mbyllim ne duam që të gjithë vaksinimin ta mbyllim brenda 14 muajve, në skenarin e dytë 18 muaj dhe në të tretin për 24 muaj. Jemi në rang me shtetet e zhvilluara. Spanja dje, deklaroi se do e mbylli në vitin 2024. Ne duam të jemi ambicioz dhe që këtë proces të mbyllim brenda 14 muajve, duke pasur gjithçka parasysh. 2.2 milionë shqiptarë do të vaksinohen, pasi ato nën 16-vjeç nuk vaksinohen në asnjë vend të botës.

Ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur që duke ecur me shpejtësi të këpusim sa më shumë hallka për të mos përhapur virusin. Ka faza e gjithë kjo. Pra mbulimi i kontratës është i lidhur me procesin e finalizimit të saj. Kontrata është hartuar mbi bazën e një marrëveshje të shkruar në mënyrë konfidenciale ku qeveria shqitpare është angazhuar financiarisht, Pfizer është angazhuar për sasinë,” tha Rama.

The post “Do vaksinohen 2.2 milionë shqiptarë”, Rama zbulon 3 skenaret qe ekzistojnë, kur mbaron procesi i vaksinimit appeared first on Zonë E Lirë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !