Donaldi me veprim të papritur, imiton Bora Zemanin gjatë emisionit

Donaldi imiton Bora Zemanin gjatë emisionit.

Sonte në “Më lër të flas” ishte e ftuar modelja Adrola Dushi. Gjatë emisionit u zhvillua loja e Tinder-it, ku Adrola Dushi duhej të gjente një “partner”.

Një ndër kandidatët ishte Mevlan Shaba, i cili u përzgjodh nga modelja. Në këtë moment Donaldi imitoi moderatoren Bora Zemani gjatë emisionit “Përputhen”.

“Mendoj që Mevlani të ulet dhe të ndjekim klipin e Mevlanit dhe Adrolës. Shihemi pas pak…apo nuk ka lidhje”, tha ai duke shkaktuar të qeshura në publik. Kujtojmë se këto janë fjalët e Borës para çdo takimi që transmetohet në “Përputhen”.