Donika Gërvalla e falënderon në gjermanisht emisarin e Berlinit që e përkrah qartazi Kosovën

AAK kërkon sërish: T’iu lejohet qytetarëve tërheqja e Trustit

Gërvalla e falënderon në gjermanisht emisarin e Berlinit që e përkrah qartazi Kosovën.

“Faleminderit për fjalët e qarta!”, ka shkruar kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, në falënderimin e saj për mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, mbështetje të cilën e përcolli dje në Prishtinë, emisari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ky i fundit në postimin e tij në Twitter ka thënë se Kosova është zemra e Europës dhe se i përket Këshillit të Europës, duke thënë se Kosova ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë proces.

Për këtë, kryediplomatja gjermane e falënderoi në gjermanisht në profilin e saj në Twitter, duke shpërndarë edhe fjalët e Sarrazinit.

Sarrazin për herë të parë erdhi në Kosovë në vizitë zyrtare që nga marrja e postit në shkurt të këtij viti.

Dje pas takimit me Gërvallen, Sarrazin në konferencë ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se Gjermania e mbështet këtë proces për qytetarët e Kosovës dhe se përveç kësaj, shteti i tij po mundohet që t’i bindë partnerët e saj në BE që të heqin regjimin e vizave për Kosovën.