Donnarumma harron shpejt Milanin, ja çfarë thotë për PSG-në

Injektonte substancën e rrezikshme për muskuj, vdes “Hulku brazilian”

Donnarumma: PSG skuadër e shkëlqyer, dua të bëj historinë këtu.

Gianluigi Donnarumma ka dhënë disa komente lidhur me skuadrën e Paris Saint-Germain.

23 vjeçari italian ka ngecur në sezonin e tij të parë për të fituar pozitën e titullarit, por ka filluar të konsolidohet mirë.

Lidhur me skuadrën, Donnarumma thotë se PSG janë një skuadër e shkëlqyer dhe synimi i tij është të bëjë historinë me parisienët.

“Vërtet ndjehem si në shtëpi këtu, ndihem shumë mirë. Ky klub është i shkëlqyer, s’mund ta shpjegosh”, ka thënë Gigio, transmeton lajmi.

“Kjo është një familje dhe jam i lumtur të jem këtu, dua të qëndroj këtu aq gjatë sa mundem dhe të bëj historinë këtu”, ka shtuar italiani.

Donnarumma në sezonin e tij debutues në Paris ka bërë 23 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Kontrata e tij me PSG është deri në vitin 2026.