Dortmund po e zëvendëson Haalandin me super-sulmuesin

Deluofeu “thur lavde” për yllin e Milanit

Agjenti i sulmuesit të RB Salzburg, Karim Adeyemi ka konfirmuar se ai refuzoi një intersim nga Manchester United në favor të bashkimit me Borussia Dortmund.

90min zbuloi në fund të vitit të kaluar se Adeyemi e kishte zemrën të vendosur për një lëvizje në Gjermani, me një marrëveshje mbi kushtet personale me Dortmundin e arritur në janar, dhe të dyja palët kanë luftuar për të gjetur një marrëveshje mbi një tarifë që atëherë, përcjell ORAinfo.

Deluofeu “thur lavde” për yllin e Milanit

Bisedimet ngecën në një moment, por Dortmundi shpejt i ktheu në rrugën e duhur dhe tani ka arritur një marrëveshje për të sjellë Adeyemi si zëvendësues për Erling Haaland, i cili ka rënë dakord për transferimin e tij në Manchester City këtë verë.

Tani, agjenti i Adeyemi, Thomas Solomon, i ka konfirmuar Fabrizio Romanos se një marrëveshje me Dortmundin është afër përfundimit, duke zbuluar se ai e rrefzoi Unitedin në proces./ORAinfo/