Draxler befason me ekipin e ri

Manchester United e zyrtarizojnë Eriksenin

Newcastle interesohet për Julian Draxler

Newcastle United është e interesuar që të nënshkruajë me mesfushorin ofanziv të Paris Saint Germain, Julian Draxler.

Të paktën kështu bën të ditur prestigjiozja franceze, Le10sport, sipas të cilës “The Magpies” janë gati të paguajnë hiç më pak se 25 milionë euro.

Gjermani tashmë e ka humbur vendin e titullarit të kampionët francezë dhe një ndërrim ambienti do të ishte i mirëpritur për të.

Mbetet të shihet nëse palët do të dakordohen për çështjen financiare e cila, marrë parasysh situatën ekonomike të Newcastle, nuk pritet të përbëjë problem.