Drejtori i Anti-terrorit rrëfehet për herë të parë: Si e zbuluam në 2014 ‘Celulën e Imamëve’

Drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano, është personi që merret me anti-terrorin në Shqipëri. Ai ka qenë një personazh shumë diskret dhe vetëm pak muaj më parë doli fotoja e tij, gjatë operacionit të riatdhesimit të 5 shtetasve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri.

Ai në emisionin “Top Story” në Top Channel, rrëfehet për herë të parë për gjurmimin, zbulimin, hetimin dhe më pas dënimin e të vetmit grup të zbuluar në Shqipëri, ajo që është konsideruar si “Dosja e Imamëve”. Bëhet fjalë për dy imamë dhe disa persona të tjerë të përfshirë në veprimtari terroriste. Ata janë: Genci Balla, imam i vetëshpallur; Gert pashja, rekrutues i ISIS; Bujar Hysa, imam; Edmond Balla, rekrutues; Verdi Morava, mjek popullor; Orion Reci, mësues feje; Fadil Muslimani, rekrutues; Zeqir Imeri, rekrutues; Astrit Tola, rekrutues.

Si e konsideroni hetimin e Grupit të Imamëve?

Dua të them se ka qenë një hetim i vështirë, një hetim që na ka marrë kohë, mund specifikë në llojin e tij me disa subjekte që ruheshin apo mundoheshin që në gjithë aktivitetin e tyre të kamufloiheshin për veprimet e tyre. Subjektet që kishin njohuri apo donin ti shmangeshin agjencive ligjzbatuese në veprimet e tyre.

Por çfarë kuptuat nga reagimi publik në atë kohë?

Them se çështja në reagimin publik, u menaxhua dhe u kuptua qartë se me ke kishim të bënim. Që këta persona nuk kanë lidhje apo nuk janë arrestuar dhe hetuar si besimtarë të fesë islame, por si shkelës të ligjit.

A ka pasur më shumë njerëz të përfshirë në këtë grup rekrutimi?

Patjetër që informacionet kanë qenë për një rreth më të gjerë personash, por çështja e të provuarit ka mbetur te këta persona që kemi të dënuar tani.

Kush ishte Bujar Hysa sipas hetimeve tuaja?

Bujar Hysa, i njëjti karakter si të thuash, drejtues i një xhamie që nuk ka qenë nën ombrellën e Komunitetit Mysliman. Imponues në personat me të cilët komunikonte, ishte fiks tipiku i një lideri të një grupi të caktuar.

Si e keni parë Genci Ballën që predikonte se lufta bëhej në emer të Allahut dhe nuk njihte simbolet e kombit shqiptar?

Një personazh shumë interesant me mënyrën e tij të predikimit, ishte shumë imponues të paktën në ata personat që e rrethonin apo ka mundur të rekrutojë apo që më vonë nga hetimi ka rezultuar se i ka çuar në Siri dhe më pas në Irak.

Si e keni parë reagimin e fuqishëm radikal të tyre në proceset gjyqësore?

Këto momente që ju përmendet tregojnë më së miri shkallën e radikalizimit që këta persona kanë. Mosnjohja e shtetit demokratik, e rendit demokratik, predikimi kundër vendeve perëndimore, mosnjohja e ligjit shqiptar dhe njohja e sherihatit, kundërshtimi I trupës gjyqësore apo prokurores që ishte femër…pra të gjitha këto momente mund të dallojmë shumë qartë dhe lehtë sesa të radikalizuar ishin ky grup personash.

A mund ta komentoni rolin e Verdi Moravës në grup?

Veprimet e kundra-ligjshme që ka kryer janë dokumentuar siç ishte rasti i përcjelljes së personave në aeroportin e Rinasit, dhënia e një sasie parash, veprime që I ka kryer për tu siguruar që këta persona do të shkonin në destinacion.

Po Fadil Muslimani?

Kujtoj që ky person është hetuar dhe gjatë kohës së procedimit është dokumentuar si ndihmës i grupit. Di që kishte një rol të caktuar në ambientin e personave në xhaminë e Unazës së re dhe ishte në rolin e ndihmësit apo logjistikës në këto ambiente.

Arrestimi i Zeqir Imerit është shoqëruar me incidente, ai ka kërcënuar forcat e rendit me kallash…

Po ka pasur incident, ka qenë e vetmja banesë që është shkuar me forcat speciale RENEA, në gjithë pjesën e hetimit ka qenë bindja dhe dyshimi shumë i fortë që ky person nuk është si të tjerët apo do të ketë një reagim më të ashpër karshi forcave të policisë. Eshtë shkuar me forcat RENEA dhe është rrethuar banesa, madje një banesë e vështirë për tu rrethuar. Dhe në një moment Zeqir Imeri është parë të dalë në dritare në banesën dykatëshe dhe një nga efektivët e forcave speciale ka dalluar që mbante një objekt në dorë dhe dyshohej se ishte armë zjarri. U ka bërë me dije gjithë kolegëve të tij që të mos afrohen dhe të kenë kujdes, më pas vëllai i Zeqir Imerit ka negociuar dhe i ka kërkuar që të dorëzohet. Ndërkohë që reagimi i tij ka qenë i ashpër. Më pas ky person është arrestuar pa incident apo pa shkrepur armët. Në banesë janë gjetur armë, granata, fishekë…

Ka shumë përgjime dhe dëshmi për gjithë këtë grup…

Ky grup e kryente më së miri detyrën e rekrutimit dhe të dërgimit të personave në zonën e konfliktit pasi dhe personat që kanë shkuar, veprimet e tyre janë dokumentuar që kanë marrë pjesë në veprime luftarake në trajnime të armatosura për të shërbyer si pjesëtarë të ISIS.

A jeni ndjerë të kërcënuar gjatë hetimit të grupit të imamëve?

Unë vij nga një familje me prejardhje myslimane. Në aspektin moral isha shumë I qetë sepse nuk do të krijohej reaksion tek ata që po hetoheshin. Ndaj në këtë pjesë isha shumë komod. Hetimi është ndjekur me profesionalizëm, ka marrë kohën e duhur për të qenë sa më I saktë…

Çfarë roli ka pasur Gerti Pasha?

Dhe Gerti Pasha ishte pjesë e këtij grupi i cili kishte nëngrupin e tij apo pjesën e tij të influencës. Merrej me rekrutimin e personave dhe bënte dërgimin e tyre nga Turqia në Siri. Ka studiuar në Turqi është njohës i mirë i gjuhës turke, i terrenit…

Orion Reci, i nxirrte fëmijët nga shkolla për të marrë mësime fetare…

Nuk mund të themi për asnjë që nuk kishte njohuri apo nuk kishte sit ë thuash aftësi për të komunikuar me persona, për ti bërë ata për vete. Kështu që e gjithë kjo pjesë e tyre në këtë nivel ka qenë aq më tepër që studionin apo siç ishte rasti I Orion Recit që jepte mësim në objekte kulti të ndryshme në Shqipëri dhe aftësia e tij për të transmetuar gjithë porositë e personave të tjerë apo organizatorëve siç janë quajtur dhe vazhdimi si të thuash i kësaj, apo transmetimi I kësaj ideologjie në momentin e dhënies mësim të këtyre fëmijëve.

A do të ketë operacione riatdhesimi nga kampet Al hol?

Operacioni i radhës unë nuk mund të them me saktësi se kur do të jetë. Kjo varet nga autoritetet lokale që kanë në administrim kampet në Sirinë verilindore, autoritetet lokale që kanë kërkuar për të gjithë personat madhorë të kryhet hetim nëse janë të implikuar në aktivitetet terroriste…

A ka aktivitet të shtuar tani në fushën e anti-terrorit?

Po shikojmë përditë një aktivitet sidomos me mundësin që interneti dhe teknologjia i ka dhënë njerëzimit një rritje të komunikimeve, publikimeve dhe nxitjes së urrejtjes.

The post Drejtori i Anti-terrorit rrëfehet për herë të parë: Si e zbuluam në 2014 ‘Celulën e Imamëve’ appeared first on Zonë E Lirë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !