Drejtori i IKSHPK-së jep lajmin e mirë: Jemi drejt shuarjes së plotë të koronavirusit

Pacolli: Nuk jam takuar me Thaçin në Tiranë

Duket se tashmë jemi duke shkuar drejt shuarjes së plotë të koronavirusit.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se janë duke e përcjellur me vëmendje situatën pandemike në të cilën gjendet Kosova tani.

Ramadani ka deklaruar për Klan Kosovën se gjurmimi i vazhdueshëm i vatrave ka rezultuar me një pistë që tregon se Kosova tashmë është drejt shuarjes së plotë të infeksionit me Covid-19-të.

”Në lakoren që ka qenë tërë kohën e sheshtë, është vërsulur poshtë, duke u ulur rastet e infektuar dhe duke u rritur rastet e të shëruarave të cilët praktikisht gëzojnë një shëndet të mirë”.

”Në këtë kontekst IKSHPK po bën akoma gjurmimin në hapësirë dhe do të vazhdojë edhe një kohë me gjurmimin dhe hetimin epidimiologjik, duke lënë asnjë vatër të aktivizohet në asnjë rast deri në fund të shuaj të gjitha rastet me Covid-19”.

Në cilat zona ka dyshime se mund të ketë vatër të koronavirusit tani?

”Duke pasur parasysh që tashmë janë shëruar rastet nëpër komuna, tani kemi disa vatra të infeksionit por që konsiderohen vatra të vogla dhe nën kontrollë epidemiologjike”.

”Janë tri komuna të cilat konsiderohen të tilla me disa raste aktive me Covid-19: Prizreni, Mitrovica dhe Rahoveci”.

”Këto komuna janë nën kontroll të plotë dhe asnjë vatër nuk paraqet ndonjë rrezik potencial të ndonjë shpërthimi të mundshëm”.

Por Ramadani thotë se kjo nuk do të thotë që virusi nuk është në qarkullim, njofton Klan Kosova.

”Virusi është akoma në qarkullim”.

”Por mund të themi që ky lloj virusi është dobësuar paksa në intensitet”.

”Megjithatë duke e vëzhguar tashmë në çdo cep të Kosovës, jemi të sigurt që jemi drejt zvogëlimit të vatrave të infeksionit dhe jemi drejt shuarjes së plotë të infeksionit me Covid-19-të”.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !