Dua flet për herë të parë për ndarjen nga Anwar

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare me famë botërore që komentohet shumë për karrierën por edhe për jetën e saj private.

Së fundi temë e gjatë ishte edhe lidhja e saj me Anwar, shkruan lajmi.net.

“Kapitulli i ardhshëm i jetës sime është që të jem vetëm sepse kështu jam mirë”.

Dua Lipa ka dhënë detaje se si po fokusohet në vetveten, pesë muaj pasi që ajo u nda nga i dashuri i saj Anwar Hadid.

Superylli botëror ishte në lidhje me modelin Anwar Hadid – vëllain e vogël të yjeve të pistave të modës Bella dhe Gigi Hadid – për dy vite para se mediat të shkruajnë që ata janë ndarë në dhjetor.

Por, kryesuesja e toplistave, vetëm 26 vjeçare, ka folur me çiltërsi për të qenit vetëm, teksa ajo zbukuron ballinën e revistës Vogue për edicionin e saj të qershorit dhe korrik.

“Kapitulli i ardhshëm i jetës sime është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz në internet do të thonë ‘Oh Dua shkoi në darkë e vetme, blah blah, e bëjë këtë çdoherë. Mendoj se kjo është e mahnitshme nëse e bëni gjatë gjithë kohës. Duhet të jeni të sigurt. Por, ishte një hap i madh për mua. Isha nervoz – si, çfarë do të bëjë? Nuk dëshiroj që të jem në telefonin tim. Dëshiroj të di se a mund të jem me veten time, e kuptoni? Definitivisht jam rritur. Në përgjithësi, si në aspektin e zërit ashtu edhe në aspekte të tjera jam më e pjekur. Ishte sikurse po merrja fuqi dhe nuk frikësohesha të flas për disa gjëra. Ishte si një periudhë për të kuptuar së çfarë dëshiroj.”, ka thënë ajo për lansimin e këngëve të reja në ditët e para të pandemisë Covid-19.

Sensazioni i muzikës pop u shfaq në një seri fotosh të bukura në Vogue, me një veshje të kuqe të ndezur nga Connor Ives dhe një fustan të bardh të Khaite, që ishin midis zgjedhjeve të saj.

Të hënën, këngëtarja zbarkon në Berlin për koncertin e saj të fundit të turneut “Future Nostalgia”./Lajmi.net/