Dua Lipa, më e dëgjuar se Rihanna në ‘Spotify’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka të ndalur me sukseset e saj në fushën e muzikës, njofton albinfo.ch.

Dua tani po shijon suksese të mëdha në njërën prej platformave më të madhe në botë, Spotify.

26-vjeçarja është bërë artistja e katërt grua më e dëgjuar në këtë platformë.

Me 18.229 miliardë dëgjime nga e gjithë bota, Lipa tanimë ka më shumë dëgjime sesa ylli i muzikës, Rihanna (18.226). E para saj janë vetëm Taylor Swift, Ariana Grande dhe Olivia Rodrigo.

Në anën tjetër, Lipa është artistja e 21-të në listën e këngëtarëve më të dëgjuar ndonjëherë.

The post Dua Lipa, më e dëgjuar se Rihanna në ‘Spotify’ appeared first on Albinfo.

Lajme me shume...