Dy familje nga Peja behën llom mes vete, ka edhe të therur me kaçavidë

Publikohet raporti i fundit 24 orësh me COVID-19 në Kosovë

Rrahje e therje me kaçavidë në Banjë të Istogut, kush janë dy palet e përfshira në rast

Dy familje janë përfshirë në një konflikt që ka rezultuar me rrahje dhe therje të njërit nga të përfshirët.

Pas një fjalosjeje për parking, tre persona nga familja Malokaj e Saradranit kanë sulmuar një person të familjes Ramqaj nga Kaliqani.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, pasi u godit me kaçavidë nga një prej pjesëtarëve të familjes Ramqaj, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, por që tani është në gjendje stabile.