Dy gjigantët francez pas Edon Zhegrovës

Lille dhe Lyoni në garë për shërbimet e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova mund të largohet nga skuadra e Baselit gjatë këtij afati kalimtar. Për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës interesim kanë shprehur dy skuadra franceze.

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, skuadra e Lillet është në “pole-position”, ndërsa për të ka pyetur edhe Lyoni. Sipas gazetës zvicerane ka edhe skuadra angleze që dëshirojnë shërbimet e tij.

Zhegrova 22-vjeçar ka qenë i përfshirë në 28 gola në 74 ndeshje garuese për Baselin. Në sezonin aktual, Zhegrova ka luajtur në 15 ndeshje në të gjitha garat. Ka shënuar katër gola dhe ka kontribuuar me gjashtë asistime. Por, goli ndaj Kairat Almatyt në Ligën e Konferencës ka qenë prej më të bukurve, njësoj siç ishte ai kundër Sionit në Superligën e Zvicrës.

Për ta transferuar reprezentuesin e Kosovës, cilado skuadër që dëshiron ta ketë në ekip duhet të paguajë rreth pesë milionë euro.

Lajme me shume...