Dy muaj në karantinë, festojnë me tortë në kufirin mes dy qyteteve (VIDEO)

Italia është goditur rëndë nga koronavirusi, dhe pas dy javësh në karantinë tashmë një pjesë e qytetarëve duket se i janë rikthyer normalitetit.

Të shumtë janë edhe pjesëtarë të familjeve të ndryshme që nuk kanë takuar me të afërmit e tyre gjatë kësaj kohe. I tilë është rasti i Francesco Piacentini 44 vjeç, dhe nënës së tij Delma Visonà 67 vjeçe.

Në ditën e lindjes së tij, 44-vjeçari vendosi të takojë nënën dhe të dy së bashku prenë një tortë në kufi. “Ajo jeton në Veneto, unë në Trentino. Më 1 maj kisha ditëlindjen dhe ajo ishte e dëshpëruar. Më erdhi kjo ide për t’u takuar në kufi.

Mora një tryezë, ajo solli një tortë nga dyqani i pastave, një shishe verë dhe gota. Ajo parkoi në Veneto dhe unë në Trentino “, thotë Piacentini, i cili është me origjinë nga Valdagno por jeton me familjen e tij në Trentino.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !