Dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë, arrestohen dy burra në Obiliq

Si asnjëherë me parë, Ariana Fejzullahu ekspozon trupin në bikini, barku i saj merr vëmendjen!

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Obliq, meqenëse të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur rreth 200 litra naftë nga rezervarët e një kamioni.

Pas intervistimit, të dy janë dërguar në mbajtje.

“Obiliq 22.06.2022 – 19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.