E çuditshme, vetura futet nën xhip në Fushë Kosovë

Aksident në Fushë Kosovë.

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në Fushë Kosovë. Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express, ku shihet se si një veturë më e ulët është futur nën xhip.

Nga ky aksident nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Megjithatë Policia vazhdimisht apelon për kujdes të shtuar në trafik.