E pabesueshme/ Inxhinieri somalez krijoi një respirator në kushte shtëpie për të sëmurët me coronavirus (VIDEO)

Hohamed Adawe nga Somalia, është inxhinieri i mekanikës, që në kushte shtëpie e krijoi një respirator, që t’ju ndihmojë të sëmurëve me coronavirus, që kanë probleme me frymëmarrje.

Iniciativa e 21-vjeçarit somalez, ka nisur pas kërkesës së madhe të autoriteteve shëndetësore, për këto pajisje. Si pasojë e mungesës së pajisjeve, në shumë klinika në Somali mjekët është dashur që të përdorin në mënyrë manuale pajisjet, që t’i ndihmojnë pacientët.

Në këtë formë, ata ishin shumë afër të sëmurëve, duke rrezikuar të marrin edhe vet infeksionin. “Kjo pajisje është për ata që kanë më së shumti nevojë, ndërsa nuk nevojitet që dikush t’ju qëndrojë pranë”, ka thënë Adawe.

Mekanizmi i thjeshtë të cilin e ka punuar ai, që e shtynë një balonë plastike në xjerrë ajër, është futur menjëherë në funksion dhe pritet që të ndërtohen edhe disa pajisje tjera të njejta për ata që janë në nevojë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !