E papritur, ndërron jetë në moshë të re aktorja e njohur e Hollywood

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. “TMZ” ka raportuar ae aktorja Jessica Campbell ka humbur jetën në moshën 38 vjeçare më 29 dhjetor.

E ndjera ka lënë pas djalin e saj 10 vjeç, Oliver. Lajmin e vdekjes së saj e ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe “GoFundMe”.

Ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes së aktores. Wessling i ka thënë “TMZ” se familja e saj po pret rezultatet nga zyra e qarkut Multnomah në Oregon. Gjatë një interviste, Wessling u shpreh se në një moment Campbell hyri në tualet dhe nuk doli më prej andej. Familjarët e saj e gjetën pa shenja jete.

Nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë qenë me Covid-19, pasi ishte shprehur më parë se ndjehej si e ftohur. 38 vjeçarja u bë e njohur për rolin në filmin “Election” të vitit 1999, ndërsa luajti edhe në filma të tjerë, si “Freaks and Geeks”, “The Safety of Objects”, etj.

THE SAFETY OF OBJECTS, Jessica Campbell, 2001

The post E papritur, ndërron jetë në moshë të re aktorja e njohur e Hollywood appeared first on Zonë E Lirë.