E pazakontë në Florida, gratë maskohen si të moshuara për të bërë vaksinën. Plani iu zbulua kur… (Video)

Reklama

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Florida të SHBA-ve. Mediat e huaja shkruajnë se dy gra, u maskuan si “gjyshe”, në mënyrë që të vaksinoheshin.
Ata u maskuan me syze, doreza, syze, por gjithçka u zbulua shumë shpejt. Punëtorët në qendrën e vaksinimit “Orange County Convention Center”, u habitën nga maskimi i çuditshëm i grave, ndaj dhe i lindën dyshime.
E gjitha u zbulua kur atyre iu kërkua karta e ID dhe siguracionet shëndetësore. Por kur hezituan t’i jepnin ndërhyri policia. Mësohet se gratë kishin marrë dozën e parë të vaksinës dhe në qendrën e vaksinimit kishin shkuar për të marrë dozën e dytë.
Mediat shkruajnë se është ende e paqartë se si ata e kanë marrë dozën e parë.

“Unë nuk e di se si shpëtuan për herë të parë”, u shpreh drejtori i shëndetësisë në Florida, Raul Pino.

Mësohet se gratë ishin të moshës 44 dhe 34 vjeçe, ndërsa në Florida aktualisht po vaksinohen grupmoshat mbi 65 vjeç.

The post E pazakontë në Florida, gratë maskohen si të moshuara për të bërë vaksinën. Plani iu zbulua kur… (Video) appeared first on Hapur.

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...