E plagosë vetën me pushkë gjuetie, vdes në rrethana tragjike një person në Vushtrri


“Vajzat na janë larguar nga shtëpia, nuk dimë gjë për to”, dy baballarë njoftojnë policinë

Një person në Vushtrri ka ndërruar jetë pas plagëve që ka marrë nga një pushkë e gjuetisë.

Sipas policisë, dyshimet e para janë për vetëplagosje.

“Të gjitha njësitë kompetente dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga familjaret e viktimës është informuar policia se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka ndërruar jetë.

Policia si prove materiale ka konfiskuar armën e gjuetisë (për të cilën viktima, kishte pasur leje), 7 fishekë dhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë’’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë, për obduksion.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...