E rëndë: 22-vjeçari shqiptar mbytet në Ulqin

Një 22 vjeçar ka ndërruar jetë në Ulqin.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mal të zi, ku një 22-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen teksa shijonte pushimet në Malin e Zi.

Mësohet se 22-vjeçari, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me inicialet E.H., është gjetur i vdekur në vendin turistik Utjeha.

I riu kishte një javë që qëndronte në këtë zonë të Malit të Zi, por sot është mbytur në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit. Trupi i tij do t’i nënshtrohet autopsisë.