E rëndë në Tiranë/ Babai godet me thikë të birin pas një konflikti për shkaqe banale


Shtetasi me inicialet G. V, 63 vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës pas ka goditur me thikë djalin e tij.

Policia bën të ditur se dyshja kanë pasur një konflikt për motive të dobëta, që ka çuar në plagosjen e djalit me thikë. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën..

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

The post E rëndë në Tiranë/ Babai godet me thikë të birin pas një konflikti për shkaqe banale appeared first on Zonë E Lirë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...