“E ruajtur në mënyrë të mrekullueshme”, arkeologët bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm në Pompei



Arkeologët në Itali kanë zbuluar një karrocë ceremoniale pranë qytetit antik romak të Pompeit.

Karroca me katër rrota u gjet pranë një stalle, ku tre vite më parë u zbuluan edhe tre kuaj.Ekspertët besojnë se ka gjasa që karroca e gjetur të jetë përdorur në festa dhe parada,

Ata thanë se gjetja e saj është “e jashtëzakonshme” dhe se ishte ruajtur në një gjendje të mrekullueshme nën hirin vullkanin.
Pompei, i përfshirë nga një shpërthim vullkanik nga Mali Vezuv, është një thesar arkeologjik.

Shpërthimi vullkanik e varrosi qytetin në një shtresë të trashë hiri, duke ruajtur shumë prej trupave banorëve dhe ndërtesave të tij.

The post “E ruajtur në mënyrë të mrekullueshme”, arkeologët bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm në Pompei appeared first on Hapur.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...