E tmerrshme! U helmuan nga mishi i pulës që shitej në supermarkete, vdesin 5 të rinj dhe sëmuren qindra të tjerë


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britaninë e Madhe, ku pesë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë, përfshirë fëmijë, janë helmuar pasi kanë ngrënë pulë që ishte importuar nga Polonia.

Ky mish u shit në supermarkete të mëdha në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar, ku mësohet se 480 njerëz janë sëmurur, ndërsa 1 në 3 të sëmurë ka pasur nevojë për trajtim spitalor.

Këto produkte të përpunuara të pulës blihen zakonisht nga prindërit si një vakt i lirë dhe i lehtë për fëmijët. 44% e të sëmurëve ishin të moshës 16 vjeç.

Agjencia e Standarteve të Ushqimit (FSA) ka lëshuar një paralajmërim se duhet ndaluar konsumimi i dy produkteve të pulave SFC, të cilat përdorin paketim që imiton KFC-në.

The post E tmerrshme! U helmuan nga mishi i pulës që shitej në supermarkete, vdesin 5 të rinj dhe sëmuren qindra të tjerë appeared first on Zonë E Lirë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...