E trishtë, ndahet nga jeta para kohe zyrtari i PD-së në Patos


Një lajm i trishtë është raportuar pak më parë në media. Xhevit Sula, një prej demokratëve më të hershëm dhe kontribues i madh i kësaj force politike në Patos, ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj. Ai ka shkruar se kjo është një humbje e madhe.

“Xhevit Sula, Kryetar i Grupseksionit nr 1 te deges se PD-se Patos ka nderruar jete mengjesin e sotem nga nje atak kardiak! Familje e hershme demokratesh, anetar kryesie ďhe kontribues ne vite. Ikja e tij e befte, pervecse na ka shokuar eshte nje humbje e madhe per PD-ne dhe shoqerine. U prehsh ne paqe mik i dashur! Ngushellime Lides (bashkeshortes) dhe dy femijeve si dhe gjithe miqve e te afermve! Do te na mungosh shume”, shprehet Alibeaj.

The post E trishtë, ndahet nga jeta para kohe zyrtari i PD-së në Patos appeared first on Zonë E Lirë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...