“Edhe shovinistët serbë nuk do t’ia kishin bërë Shqipërisë atë që i bënë këta”, Spiropali shpërthen ndaj opozitës

Reklama

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit i ka kthyer përgjigje deputetit Ralf Gjoni mbi ecurinë e reformave për integrimin në BE.

Sipas saj, opozita është munduar të pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Mendova se teatralitetin dhe aftësinë për të parashikuar të ardhmen i kishte lënë në opozitë dhe jo t’i kishe sjellë në parlament.

Një pjesë të asaj që the mund ta mirëkuptoj, për problemet me Bashkimin Evropian, se nuk është as mister, nuk është as çudi se BE ka problemet e veta. Opozita që ti përmende që është jashtë nuk i sheh se eshte e zhytur në cajat, por po të kthehemi të çështjet që janë bërë dhe çfarë ka bërë kjo mazhorancë për të bërë detyrat, mund të themi se është bërë e pamundur brenda kushteve jashtëzakonisht të vështira.

Kemi një opozitë jashtëparlamentare, e cila në të gjitha aksionin e saj e ka program sabotimin dhe pengimin e rrugës evropiane të Shqipërisë. Integrimin ka fjalë goje por nuk e ka çështje veprimi. Arsyet kuptohen. Nuk ka nevojë. Ti përmende krime të pakryera, që parashikoje se mund të realizohen në të ardhmen. Mirë do ishte të flasim për krimet e kryera të këtij proçesi dhe t’i marrim me rradhë.

Si privatizimi i famshëm, futja në xhep e kompleksit partizani të cilat tregojnë se si ish qeveria që sot pretendon që sot të vijnë në pushtet, nga i pari Berisha, institucionet viheshin në resht për të plotësuar nevojat e një familje. Jo kështu nevoja bazike, por për miliona euro. Dhe janë këta persona sot që na flasin për ligjshmërinë e integrimit.

Nëse do vijojmë më tej, për gjuhën, retorikën, shpifjet, fyerjen, të gjithë shqiptarët e dinë, që edhe shovinistët serbë nuk do të kishin bërë Shqipërisë atë që i kanë bërë këta. Duke e shpallur vend të kriminalizuar, duke e shpallur vend ku krimi i organizuar është këtu në Kuvend dhe kudo. Është e paimagjinueshme se si një opozitë mund t’ia bëjë këtë vendit të vetë”, tha Spiropali.

The post “Edhe shovinistët serbë nuk do t’ia kishin bërë Shqipërisë atë që i bënë këta”, Spiropali shpërthen ndaj opozitës appeared first on Zonë E Lirë.

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...