Edi Rama i përgjigjet ministres bullgare: Miq! Hiqni VETO-n ose më duroni mua

Përfundon paraqitja e provave në rastin ndaj Salih Mustafës, deklaratat përmbyllëse në shtator

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter i është përgjigjur ministres së Jashtme të Bullgarisë që u shpreh e indinjuar lidhur me gjuhën e përdorur nga kryeministri gjatë samitit.

Lexo edhe:“Rregullo gjuhën fyese”, ministrja e Jashtme Bullgare e indinjuar nga Edi Rama: Politikanët ikin, kombet mbeten

Rama në reagimin e tij shprehet se njësoj siç ka Bullgari problem me mënyrën e tij të të shprehurit, edhe kryeministri ka problem me mënyrën se si i trajton Bullgaria çështjet bilaterale.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”

Përfundon paraqitja e provave në rastin ndaj Salih Mustafës, deklaratat përmbyllëse në shtator