Ekskluzive Top Story/ Grupi i dytë i trafikantëve arabë në zonën e Ali Demit, paratë paguhen që në Egjipt

Vazhdojmë investigimin tonë pas disa ditësh. Shkojmë të takojmë nëj grup tjetër që operojnë në zonën e Ali Demit në Tiranë. Trafikantët nuk dalin direkt në skenë. Fillimisht i lënë djemtë të presin disa minuta në rrugë, pa u treguar se ku janë. Më pas vijnë papritur me një makinë dhe i marrin me vete. Ulen tek një lokal i fshehur mes pallateve. Menjëherë fillojnë pazaret.

Emigranti: A njeh njerëz që bëjnë dokumenta sepse unë nuk njoh?

Trafikanti: Po, njoh. Më thuaj dhe normalisht që edhe ti do të përfitosh.

Trafikanti në këtë rast kërkon bashkëpunim nga dy djemtë, që të sjellin njerëz tek ai dhe ti ndajnë paratë bashkë. Më pas diskutohen cmimet.

Emigrant: Për sa i bën, 5000 apo 4000 mijë?

Trafikanti: Jo, 3, 3. Kam një person që ka ikur me 3 (Mijë).

Trafikanti: A do të shkosh nga Serbia, me 2000 euro, Me kamion?

Emigranti: Jo jo. Dua të nisem nga këtu dhe makina të më marë nga aeroporti.

Personi që drejton këtë grup criminal quhet Odai Mohamed Salem Albeik, i lindur në vitin 1991.

Për ti sjellë emigrantët nga Egjipti në Tiranë ai kërkon pikë së pari që ata të bëjnë pagesën tek zyra e tij në Egjipt.

Pra, Odai mund të quhet një trafikant ndërkombëtar i mirfilltë. Ai e ka rrjetin të organizuar që nga Egjipti.

Odai është regjistruar në QKB si person fizik në maj të vitit 2019. Pak muaj më vonë, në tetor, ai ka ndërruar objektin e aktivitetit nga bar kafe, në shërbime, suport dhe këshillim në fushën e Biznesit.

Edhe ky person, ka justifikuar qëndrimin e tij në Shqipëri me një biznes të rëndomtë. Por puna e tij e vërtetë është ajo ë trafikantit të emigrantëve të paligjshëm.

Odai tregon se kur hapen kompanitë fantazëm i vetmi detyrim që kanë emigrantët arabë është që duhet të paguajnë 25 mijë lekë të vjetra çdo muaj.

Trafikanti: edhe diccka tjetër, ccdo muaj duhet te me paguash 2500 lekë , ose 25 dollarë për ekonomistin që do ta mbajë kompaninë hapur. Pasi ti ikën jashtë biznesi mbyllet dhe nuk paguan më. Mbyllja e kompanisë është pa pagesë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !