Ekspertja amerikane thotë se SHBA-ja po përballet me një fazë të re të pandemisë së coronavirusit

OBSh: Koronavirusi do të jetë prezent për një kohë të gjatë Ekspertja amerikane, Deborah Birx, tha të dielën se SHBA-ja po përballet me me një fazë të re të pandemisë coronavirusit, duke shtuar se virusi vdekjeprurës po përhapet me shpejt, ndryshe që kur u shfaq për herë të parë në fillim të këtij viti. “Ajo që ne po shohim sot është e ndryshme nga ajo që kemi përjetuar në muajin mars dhe prill. Virusi po përhapet më shpejt, madje është shtrirë njëherazi edhe në zonat rurale si dhe urbane”, u shpreh Birx, koordinatore e taskë-forcës për coronavirus në Shtëpinë e Bardhë. Birx theksoi se qytetarët e SHBA-së, duhet të ndjekin rekomandimet shëndetësore, përfshirë bartjen e maskës si dhe aplikimin e distancimit shoqëror. “Dua t’ju them që askush nuk është imunë ndaj këtij virusi, andaj edhe ju që jetoni në zonat rurale duhet të bëni kujdes”, u shpreh ekspertja. “Nëse zona në të cilën ju jetoni po përballet me raste të shumta të virusit, atëherë ju duhet ta vendosni maskën”, ka thënë ndër tjerash ajo. /Telegrafi/

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !