Eliminohet Drita nga Konferencë Liga

Dy yjet e Interit largohen nga Meazza për 115 milionë euro

Drita eliminohet kokëlartë nga Konferencë Liga.

Drita e Gjilanit ka bërë një paraqitje për t’u mbajtur në mend kundër Royal Antwerp të Belgjikës. Kësaj skuadre ju desh të presin 200 minuta për të fituar këtë ndeshje derisa ishte lojtari kosovar, talenti i kësaj skuadre, Laurit Krasniqi që shënoi gol për belgët për ta dërguar këtë skuadër në rrethin e tretë të Konferencë Ligës

Drita e Gjilanit e ka përfunduar aventurën e saj në Konferencë Ligës pas një super paraqitje edhe këtë sezon.

Derisa vitin e kaluar ishte eliminuar nga skuadra e njohur e Feynord, të cilët ishin edhe finalistë, këtë vit ata përballë patën edhe një skuadër të fortë, kësaj radhe skuadrën nga Belgjika, Royal Antwep.

Pjesa e parë filloi më furishëm për Dritën të cilët qysh në fillim rrezikuan.

Por, rasti më i mirë në këtë ndeshje ishte ai në minutën e 15 të kësaj ndeshje me anë të Simonovskit por ishte portieri belg që e priti goditjen e tij për t’ia mohuar golin maqedonoveriorit.

Antwerp ishin më të mirë në posedimin e topit por që ata nuk arritën që të rrezikojnë sa duhet portën e Malokut gjatë pjesës së parë.

Drita gjatë kësaj pjese pati katër tentime për të shënuar gol, ndërkaq Antwerp shtatë. Nga katër goditje të Dritës dy ishin brenda kornizave të portës kurse nga shtatë të Antwerp, katër e rrezikuan portierin Maloku.

Posedimi i topit ishte 63 për qind në të mirë të mysafirëve dhe 37 për qind në të mirë të skuadrës kosovare.

Fundi i pjesës së parë ishte pa shumë raste në përjashtim të një dalje të shpejt që pati Krasniqi por që belgët u treguan të vëmendshëm dhe arritën ta evitojnë rrezikun.

Kështu pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, me Dritën që pati shanset më të mira për të shënuar.

Në pjesën e dytë, Royal e filluan më mirë dhe arritën ta thyejnë mbrojtjen e Dritës në minutën e 52-të të ndeshjes.

Benson bëri një krosim të mirë në zonë dhe aty gjeti Laurit Krasniqin i cili edhe pse më i shkurtri arrin që të shënon gol për t’i dhënë epërsinë skuadrës mysafire.

Pas kësaj goli, Drita ishte më e mirë, por që belgët arrinin që ta menaxhonin si duhet lojën.

Ishin shtatë minuta shtesë tepër të ankthshme dhe ku skuadra e Superligës së Kosovës vazhdonte të ishte e mirë.

E këtë e shfrytëzoi Antwerp që do të shënonin gol në minutën e 8 shtesë të ndeshjes me anë të Balikwishas, për ta dyfishuar epërsinë.

Në fund Drita eliminohet nga Konferencë Liga kokëlartë me katër ndeshje tepër të mira.