Elvana del nga dritarja e makinës për fansen – a do e gjobisë policia?

“Valle” – publikohet projekti më i ri nga Ronela Hajati

E keni imagjinuar ndonjëherë se si do ndiheshit nëse këngëtari/ja juaj e preferuar ju kalon pranë me makinë teksa dëgjoni këngën e tyre? Pikërisht kjo i ka ndodhur një fanseje të Elvana Gjatës.

Rastësia ka bërë që këngëtarja teksa po udhëtonte ma makinë ka ndeshur një vajzë e cila po dëgjonte këngën e saj. Vajza ka shpërndarë videon në TikTok duke treguar se po dëgjonte këngën “Loti” me volum të lartë dhe fati deshi që ta parakalonte Elvana.

Këngëtarja siç duket e dëgjoi këngën dhe nuk hezitoi t’i përshëndeste duke dalë pak te xhami i makinës. Elvana shihet duke kënduar dhe u dërgon një puthje me dorë. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë në Instagram edhe nga vetë Elvana.

Kemi parë raste të shumta kur videot e publikuara në TikTok kanë bërë që Policia të ndërhyjë kur është patur nevojë për ndërhyrje.

Vetëm pak ditë më parë një shofer në Tiranë është gjobitur me 22 mijë lekë të reja ndërkohë që i është pezulluar leja e drejtimit për 10 muaj. Kjo pasi është ndaluar nga policia pasi në automjetin e tij një fëmijë gjatë gjithë rrugës nëpër Tiranë dilte nga baxha e automjetit duke rrezikuar jetën.

Një i ri nga Tepelena u gjobit nga Policia pasi publikoi një video ku kruente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e tij dhe të qytetarvë të tjerë. Ai u ndërshkua me 60 mijë lekë të rinj dhe po ashtu iu bllokua patenta.

Një vit më parë katër vajza vendosën të sfidojnë rregullat e qarkullimit rrugor e të performojnë në mes të rrugës duke ndaluar automjetin luksoz në Unazën e Madhe në kryeqytet, duke bllokuar trafikun e shqetësuar banorët e zonës me zhurmën e krijuar, shkruan Panorama. Video e realizuar me dron dhe e poatuar më pas njëra nga vajzat në Tiktok bëri që drejtuesja e mjetit të gjobitej.

Po ashtu, edhe ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ Fatjon Kuqari është gjobitur me 400 mijë lekë nga policia e Shtetit. Fatjoni publikoi një video në Instagram duke ecur me shpejtësi 215 km/h me makinën e tij Audi.

Nëse po mendoni se a do gjobitet këngëtarja nuk është ky rasti, pasi Elvana ka qenë në vendin e pasagjeres. Por ndoshta është shndërruar në një shqetësim për shoferin e mjetit. E nëse është kështu, këngëtarja është bërë pa dashje ‘pre’ e një gjobe të mundshme.