Emanuele Giaufret: Kosova dhe Serbia do të vendosin se cilët janë elementët e saktë të normalizimit të raporteve

Ramush Haradinaj i drejtohet Konjufcës: “Rrahman Morina, na e jep edhe neve fjalën”

Giaufret: Kosova dhe Serbia do të vendosin se cilët janë elementët e saktë të normalizimit të raporteve.

Emanuele Giaufret, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, ka thënë se Kosova dhe Serbia do të vendosin se cilët janë elementët e saktë të normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre.

Ai për RTS ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

“Është e rëndësishme të vazhdojmë dialogun, të shkojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të dyja palët do të vendosin se cilët janë elementët e saktë të normalizimit. Dhe hap pas hapi do të arrijmë një jetë më të mirë për njerëzit që jetojnë atje”, ka thënë ai.

Po ashtu ka folur edhe për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

Sipas tij, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë punë deri në integrimin e tyre në BE.