Eurodeputeti austriak: Hapi i parë drejt BE-së, njohja e pavarësisë së Kosovës pa vonesë nga Serbia

Eurodeputeti austriak, Lucas Mandl, i ka thënë presidentit serb, Aleksander Vuciq, se hapi i parë drejt BE-së duhet të jetë njohja e Republikës së Kosovës pa vonesë, përcjell albinfo.ch.

“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast në Serbi) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse Vuçiq e mban mend tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl.

The post Eurodeputeti austriak: Hapi i parë drejt BE-së, njohja e pavarësisë së Kosovës pa vonesë nga Serbia appeared first on Albinfo.