Eurostat: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në gjithë BE


Jetëgjatësia në Bashkimin Europian ra vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid-19 duke thyer një prirje rritëse për një dekadë, tregojnë të dhënat zyrtare.

”Rënia më e fortë u regjistrua në Spanjë. Jetëgjatësia ra me 1,6 vjet nga 2019 në 2020”, deklaroi zyra e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat.

Rëniet u pasuan nga Bullgaria, e cila regjistroi një humbje prej 1,5 vjetësh, dhe Lituania, Polonia dhe Rumania, për të cilat Eurostat regjistroi një rënie prej 1,4 vjetësh.

Eurostat ia atribuoi humbjet pandemisë Covid-19, e cila ka parë numrin e vdekjeve të rriten në të gjithë bllokun.

“Pas shpërthimit të pandemisë Covid-19 vitin e kaluar, jetëgjatësia ka rënë në shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të BE me të dhëna të disponueshme për vitin 2020”, tha Eurostat në një njoftim për shtyp.

The post Eurostat: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në gjithë BE appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...